UBT

Sinani priti ministrin Ferid Agani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, me bashkëpunëtorët e priti sot Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani me këshilltarët e tij. Qëllimi i këtij takimi ishte për tu njoftuar më përsëfërmi me nevojat që ka Kamenica në fushën e mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Jam sot këtu në Kamenicë për tu njoftuar me të arriturat e kësaj komune si dhe me nevojat që ka Kamenica në fushat që mbulon ministria që drejtoj unë” tha Ministri Agani.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani e ka falënderuar Ministrin Agani për angazhimin e tij dhe vullnetin e treguar për ta mbështetur Kamenicën. “Ne po presim përfundimin e procesit të ankesave që janë drejtuar në ministri për të vendosur banorët në banesën për banim social. Në sferën e infrastrukturës po presim mbështetjen e ministrisë gjatë vitit 2016 në disa projekte konkrete për Kamenicën, njëri ndër ta është vazhdimi i rregullimit të përroit të Rubocit nga ura e poshtë dhe ky është një projekt i rëndësishëm për komunën. Gjithashtu edhe rregullimi i shtratit të përroit në Lagjen “Malësia”, pastrimi i shtratit të lumit në Hogosh te Lagja Myrtaj janë projekte për të cilat presim mbështetjen e ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor” tha kryetari Sinani

Hidromorava

Në takim u fol edhe për projektet e energjisë së pastër, siç është Parku Energjetik Kika 32.5 MW dhe projekti Energjisë Solare në Novosellë për të cilat projekte Komuna e Kamenicës dhe Ministria po punoj ngushtë që këta investitorë të pajisen me leje ndërtimore.

Një lajm shumë pozitiv u rikonfirmua sot në këtë takim se projekti i Pendës së Kremenatës, për të cilin ministri njoftoi se tashmë është përfshirë në projektet prioritare dhe strategjike të Kosovës dhe kostoja e këtij projekti është 32 milion euro. “Tashmë ky projekt është në mesin e shtatë projekteve të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës që u prezantohen donatorëve të ndryshëm dhe planifikohen që të implementohen gjatë këtij mandati” tha Ministri Agani.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës dhe Ministrisë në trajtimin e ujërave të zeza në dy drejtimet nga Kamenica në Korminjan si dhe nga Hogoshi në Korminjan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.