UBT

Ronela në gjendje të rëndë psikologjike, tërhiqet nga muzika

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Se gjërat nuk po shkojnë mirë për këngëtaren Ronela Hajati tashmë e kanë kuptuar të gjithë.Pas një heshtje të madhe dhe tërheqje nga skena, këngëtarja ka thyer heshtjen duke folur për ndodhitë e fundit dhe mos publikimin e klipit të saj të realizuar, transmeton Telegrafi.

Edhe pse u xhirua dhe u promovua në masë të madhe produksioni “Max Production” prishi marrëveshjen me këngëtaren duke i bllokuar projektin.

“Më është thënë troç, nuk ta publikoj këngën, nuk dua”, ka deklaruar Ronela, duke iu referuar drejtuesve të “Max Production” ose më saktë Bledit të “BBF”.

FIDANISHTJA

Ajo shtoi se ka pasur një kontratë pune me këtë kompani, por që më vonë zbuloi se nuk ishte firmosur nga pala tjetër.

“Kam qarë shumë! Kam kaluar një periudhë të llahtarshme, presion të madh psikologjik këto muaj, ndaj kam vendosur të qetësohem, të tërhiqem, madje nuk mbaj më as telefon. Jam përqendruar te familja ime dhe te shkolla, e nuk e di a do ta vazhdoj karrierën muzikore”, është rrëfyer ajo veç të tjerash.

Këngëtarja 26-vjeçare është shfaqur që fëmijë në ekran, duke u radhitur sot në mesin e këngëtareve më të pëlqyera të skenës shqiptare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.