Filloreta Berisha reklamon Mercedes Fans Schweiz
Bukuroshja shqiptare që jeton në Zvicër, Filloreta Berisha në spektaklin “Miss Auto Zurich”, të mbajtur me 1 nëntor në Cyrih u shpërblye më dy çmime: përcjellësja e parë (vendi i dytë) dhe “Miss Fotogjenia”.
Por këto suksese duket se nuk i kanë mjaftuar vajzës më origjinë nga Kosova e cila banon në Sempach të Lucernit. Ajo është bërë pjesë e reklamës së Mërcedes-it, shkruan “albinfo.ch”.
Këto ditë është publikuar edhe trailer i videos së Mercedes Fans Schweiz, pjesë e së cilës është 20 vjeçarja Berisha./albinfo/


