Mobi Casa

Bunjaku-Rexhepi: Kemi bërë punë jashtëzakonisht të rëndësishme

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka bërë punë jashtëzakonisht të rëndësishme në këtë nëntëmujor të vitit dhe në këtë drejtim mbetet i përkushtuar të punojë edhe në të ardhmen, duke e ftuar edhe opozitën që të bashkëpunojë për të mirën e qytetarëve, por jo duke u munduar të imponojë agjendat e punës së organit vendimmarrës, sepse kjo e drejtë i takon partisë më të madhe.

Kështu ka thënë të mërkurën, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, në një konferencë me gazetarë, ku ajo ka prezantuar aktivitetin e organit vendimmarrës dhe trupave të tij, në këtë 9-mujor të vitit.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Kuvendi Komunal ka mbajtur 7 seanca, ku ka miratuar 58 vendime dhe 2 rregullore, ndërsa komitetet, si trupa ndihmëse të tij, kanë mbajtur 62 takime dhe kanë bërë 52 rekomandime. Në punë e sipër është edhe Komisioni për emërtimin e rrugëve , i cili deri tani ka mbajtur 15 takime, ndërkaq Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur 4 takime.

Të gjitha vendimet e miratuara janë dërguar në MAPL dhe në asnjë rast nuk është konstatuar se ka pasur shkelje ligjore ose procedurale, gjë që dëshmon se Kuvendi Komunal ka punuar në mënyrë plotësisht ligjore, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth raporteve me opozitën, gjuhën e përdorur në Kuvend Komunal, nga disa këshilltarë si dhe zgjatjen e seancave nga disa orë, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se asnjëherë nuk ka treguar arrogancë ndaj opozitës, ndonëse opozita shpeshherë po e tepron me sjelljet e saj dhe po tejkalon çdo limit, ka thënë ajo.

Kryesuesja e Kuvendit tha se edhe në seancën e fundit e ka respektuar opozitën dhe e ka futur në rend dite informatën për arsimin, por ata nuk u treguan mirënjohës, duke u sjellur sikur këtë ishim të detyruar ta bënim.

FIDANISHTJA

Ajo kërkoi nga opozita të jetë më e përgjegjshme në raport me obligimet që ka ndaj qytetarëve dhe të mos demonstrojë arrogancë në seancat e Kuvendit, nëse do të mos i tregohen dyert, në rastet kur ngrihet në këmbë dhe nuk lejon vazhdimin e punës.

“Ne mund ta vazhdojmë punën edhe pa opozitën, sepse i kemi numrat e mjaftueshëm, por nuk e dëshirojmë këtë gjë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Sa i përket gjuhës, ajo tha se gjuha në Kuvendin Komunal të Gjilanit, është më e mira në të gjitha kuvendet komunale të Kosovës. Në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ndonjëherë ka metafora, por ato janë në funksion të debatit.

Zgjatja e seancave deri vonë, tregon se Kuvendi Komunal i Gjilanit është transparent, ku respektohet fjala e lirë e secilit dhe jo rastësisht, vitin e kaluar është renditur i pari për transparencë në nivel të vendit, nga shoqëria civile.

Kurse sa i përket pyetjes për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të Kuvendit Komunal nga radhët e komuniteteve, ajo sqaroi se ligji nuk e obligon Komunën e Gjilanit, sepse komunitetet nuk përbëjnë mbi 10 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Megjithatë, kryetari i Komunës ka treguar vullnet për t`ua dhënë komuniteteve këtë pozitë, por komunitet nuk kanë mundur të merren vesh mes vete. Sidoqoftë ne jemi në shërbim të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe komunitetet, ka thënë Bunjaku-Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.