Aksidentohet vajza tre vjeçare
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku. Nga hetimet e para besohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura Opel Astra me targa 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar bën vozitje të pa kujdesshme në qytet dhe kur fëmija shqiptar (3 vjeçare) tenton ta trupoj rrugën e godet me krahun e djathtë të veturës me ç’rast këmbësorja pëson lëndime trupore të cilës i jepet ndihma mjekësore në spitalin e Gjilanit.
Fatmirësisht fëmija është jashtë rrezikut për jetë kurse rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani. /rajonipress/


