Mobi Casa

Gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë e kënaqshme dhe stabile

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Është mbajtur mbledhja e rregullt e gjashta me radhë e këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në të cilën është debatuar për situatën e sigurisë, si dhe janë paraqitur edhe shqetësime që kanë të bëjnë me qytetarët.

Fillimisht kryesuesi i këtij takimi zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka përshëndetur punën e policisë së Kosovës, respektivisht të stacionit policor në Viti për punën që po e bëjnë në ruajtjen e rendit dhe ligjit, ndërkohë që është shprehur i kënaqur me raportin 9 mujor të punës së këtij stacioni i cili paraqet situatën e përgjithshme të sigurisë në komunën e Vitisë në nivel.

Ndërsa zv. komandanti policisë në Viti toger Fatos Latifi, pasi ka prezantuar statistikat mujore të rasteve të raportuara në polici, ka theksuar se bashkëpunimi me qytetar është në nivel dhe se ata raportojnë për rastet e ndryshme.

Si rast më të veçantë gjatë këtij muaji, togeri Latifi ka përmendur atë në Tërpezë të vrasjes së një të miture, për të cilin rast tha se mjekësia ligjore ka konstatuar se është vrasje aksidentale e cila ka ndodhur nga i vëllai i saj nga pakujdesia.

Eco Higjiena

Në këtë takim, kanë paraqitur problem edhe anëtarët tjerë të KKSB-së që kanë të bëjnë me uzurpimin e pronës publike, shënjimin e vijave në rrugët e asfaltuara Viti-Gërlicë dhe Ferizaj-Gjilan, po ashtu shënjimin e vijave për këmbësorë në Pozheran etj.

Për shqetësimet e paraqitura nga anëtarët e KKSB-së, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu tha se institucionet komunale do të jenë në vazhdimësi në funksion të respektimit të ligjit dhe të merren hapa të duhur në aspektin e ruajtjes së pronës publike, kurse ka premtuar se do të shqyrtohen edhe kërkesat tjera siç është ajo e vijave në rrugë dhe e pengesave nëpër lokalitete që të mënjanohen, pasi që është kërkesë e banorëve të disa lokaliteteve.

Si përfundim i këtij takimi, KKSB në Viti doli me rekomandimet që të ndërmerren hapa për lirimin e trotuareve në Pozheran dhe në Viti, të shqyrtohet mundësia e bartjes së nxënësve të shkollave të mesme deri në afërsi të shkollave në mënyrë që të eliminohen rrëmujat që po krijohen në trafik, si dhe të shqyrtohet mundësia e largimit të pengesave nëpër rrugën të lokaliteteve që është edhe kërkesë e banorëve të shumë fshatrave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.