Mobi Casa

Çiljeta: Ndihem seksi që më ngacmojnë edhe tani që jam mami

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndihem më seksi kur… …vazhdojnë të më ‘gjuajnë’ edhe tani që jam bërë mami (qesh). Bëj shaka. Janë të shumta momentet që e bëjnë një femër të ndihet seksi. Një mesazh dashurie nga partneri im më bën të ndihem seksi.

ÇILJETA XHILAGA PËRGJIGJET PËR “WHO” DHE ZBULON DISA DETAJE MJAFT INTERESANTE PËR TË GJITHË LEXUESIT…

Ndihem më seksi kur…

…vazhdojnë të më ‘gjuajnë’ edhe tani që jam bërë mami (qesh). Bëj shaka. Janë të shumta momentet që e bëjnë një femër të ndihet seksi. Një mesazh dashurie nga partneri im më bën të ndihem seksi.

Do të bëja një çift të mirë me një mashkull që…

Uji Dea

…do t’i ngjante babait të Fernandos. Ndoshta do duhej që të ishte më pak i angazhuar me punë, që të qëndronte më shumë në Tiranë sesa në Londër.

Nëse do të kisha një makinë kohe do të kthehesha në…
…fëmijëri. Kam kujtime të mrekullueshme nga ato vite. Do doja t’i rijetoja me të njëjtin intensitet.

Më ka pëlqyer gjithmonë në fshehtësi…
…që të parashikoja të ardhmen time, derisa një moment kuptova që atë e kemi vetëm ne në dorë.

Në një bar më pëlqen të porosis…
…lëng portokalli të shtrydhur, tani në verë sidomos. Vdes për lëngjet e frutave, sepse përmes tyre marr gjithë vitaminat e nevojshme, duke qenë se me ushqimin nuk i kam fort mirë punët kohët e fundit.

Nëse do të kisha një xhind dëshirash, do t’i kërkoja që…
…të provoja edhe një herë ndjesinë e të qenit nënë, këtë herë me një vajzë. Dua shumë që Fernando të ketë një motër, ose një vëlla, çfarëdo qoftë, mjafton që ai të mos rritet i vetëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.