United Hospital

Bunjaku: Forumi i Gruas po rritet çdo ditë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gratë e LDK-së, në Gjilan në kuadër të kalendarit të tyre po mbajnë takime me bazën, duke u takuar me të gjitha nëndegët në qytet dhe fshatra. Sot ato të prira nga Kryetarja e degës e njëherit Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit znj.Valentina Bunjaku-Rexhepi, takuan strukturat e veta në teren.

Këtë takim e hapi nënkryetarja e forumit të degës së LDK në Gjilan Nezahate Agushi- Omer.

Në këtë nëndegë pati interesim të madh grave gjilanase që të marrin pjesë, aty ishin mbi 200 nëna prezentë dhe me këtë pjesëmarrje në këtë tubim tregohet edhe një herë për vendosmërinë e gruas Gjilanase për përkrahjen e pa rezervë dhënë për LDK, subjekt ky i cili më së miri e trajton Gruan.

Valentina Bunjaku Rexhepi, falënderoi të gjitha pjesëmarrëset për angazhimin dhe njëherit u betua para tyre që Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri përkrahë gruan Gjilanase, dhe është mirënjohës për angazhimin dhe performancen e tyre.

Eco Higjiena

Më tej znj. Bunjaku Rexhep theksoi se do të ishte e pa mundur unë personalisht t’i realizoi të gjitha këto kërkesa të juaja pa përkrahjen e kryetarit Haziri.”Po ai çdo here është i gatshëm dhe do të jetë në shërbim të qytetarit Gjilanas” .

Simpatizuesja e LDK Teuta Halili tha se asnjëherë nuk ka ndodh, prej mbas lufte gjerë më sot që forumi i gruas të tregon interesim kaq të madh ndaj elektoratit të vet, të vij të viziton nëndegët dhe të ballafaqohet me problemet tona. “Nga kjo shihet që ne nuk jemi të lëna vetëm po kemi çdo here mbështetjen e kryetarit të komunës Lutfi Haziri dhe gjithashtu kemi mbështetje të pa rezervë nga kryetarja e forumit të gruas në Gjilan”.

Të gjitha të pranishmet u betuan se do të angazhohen e nuk do të kursehen dhe dhanë betimin që FG çdo ditë do të rritet me simpatizuese të reja. Dhe në fund kryetarja Bunjaku u falënderua dhe tha se ajo gjunjëzohet para tyre. “Unë fale juve jam këtu, dhe kjo pozitë e ime është pozitë e juaja, është zëri juaj” ka thënë Bunjaku.

Bunjaku- Rexhepi tha se kjo vizitë në këtë nëndegë nuk do të jetë e fundit po kjo do të vazhdoj edhe herëve tjera. Gjithashtu paralajmëroi që do të ketë edhe takime tjera me nëndegë të forumit të gruas dhe paralajmëroi që kurorëzimi final, do të bëhet me konventën e gruas që do të organizohet në Gjilan. ku i pranishëm do të jetë edhe Kryetari Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.