Babai i Granit Xhakës alarmon Monchegladbachun
Kapiteni i Borussia Monchegladbachut, Granit Xhaka, i ka ditët e numëruara te skuadra gjermane. Këtë e ka thënë babai i tij, Ragip Xhaka në një intervistë për televizionin publik.
“Graniti ka kualitete që të luaj në një ekip shumë më të madh. Po ashtu edhe Taulanti”, ka thënë Ragip Xhaka.
I pyetur nëse Graniti do të largohet nga Monchengladbchu gjatë verës së ardhshme, ai është përgjigjur: “Po, mund të ndodh kjo gjatë verës, nuk e mohoj këtë”.
“Në qershor të vitit 2016 mund të ndodh gjithçka. Graniti mund të largohet nga Monchengladbachu”, ka deklaruar babai i vëllezërve Xhaka duke mos treguar se cilën ligë preferon Graniti.


