Gjilani sjell futbollist nga Shqipëria
Gjilan – Krerët e skuadrës së Gjilanit në asnjë moment nuk janë të rehatshëm, ata brenda tri ditësh ka bërë “revolucion” në skuadrën e tyre.
Ditë më parë shkarkuan trajnerin Sedat Pajazitin duke sjellur në vend të tij Bylbyl Sokolin, duke shënuar fitore ndaj Drenicës 1-0
Krerët e ‘bardh e kuqëve’ në radhët e tyre kanë sjellur mesfushorin ofanziv Alban Rexhepin i cili vjen nga skuadra e Laqit të kampionatit të Shqipërisë.
Rexhepi më herët ka mbrojtur ngjyrat e Dritës ku me pas u transferua në Shqipëri.
Siç bëjnë të ditur brenda skuadrës së Gjilanit, kemi të bëjmë me një futbollist mjaftë cilësor, ndërsa ky futbollist rrjedh nga Akademia e Gjilanit./sylejman ismajli/rajonipress/


