HW

Gjilani arkëton tri pikë nga penalltia

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit edhe njëherë treguan lojë mjaftë të plogësht ndaj kundërshtarit Drenica nga Skenderaj e vlefshme e xhiros së 14.

Futbollistët e Gjilanit me trajnerin e ri Bylbyl Sokolin i cili para 24 orëve ka nënshkruar kontratë me “bardh e kuqët” e Gjilanit nuk treguan lojë cilësore përpos tri pikë të vlefshme që arkëtuan ata gjatë 90 minutave treguan lojë mjaftë të dobët.

Futbollistët e Drenicës shumë lehtë kanë mundur të kalojnë në epërsi nëpërmjet futbollistit më të mirë të tyre Taulant Dajaku në minutat 23 dhe 26 por portieri Maloku në dy rastet intervenoi mjaft mirë duke shpëtuar portën e tij.

Futbollistët e Gjilanit në 45 minutat e parë nuk arritën asnjëherë të rrezikojnë portën e papunë të portierit mysafir Ardian Ymeri.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 47 Isa Eminhaziri i Gjilanit gjuan nga 7-8 metra mbi horizontalen e mysafirëve.

Momenti më i mirë për skuadrën e Gjilanit ishte minuta e 74, mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi depërton mirë nga ana e djathtë kalon dy futbollist mbrojtës, por kapiteni i mysafirëve Sami Geci bën ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë dhe me të drejt gjyqtari i këtij takimi Selim Isufi nga Mitrovica tregon pikën e bardhë për Gjilanin.

Dënimin më të rëndë të futbollit me gol e konkretizon vetë Besnik Krasniqi duke i dhuruar tri pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij.

HW

Trajneri i Bylbyl Sokoli në deklaratën e tij ishte mjaft modest,” Këtë fitore ia dedikoj trajnerit të mëparshëm të Gjilanit.

Në këto momente pikët janë të rëndësishme, skuadrën nuk e njoh ende mirë , por ka qenë një ndeshje ndoshta më të vështira të miat”.

Trajneri i Drenicës Fadil Rama theksoi,” Kemi futbollist të papërvojë, na mbetet të përmirësohemi shumë, por shpresoj se do t`ju kthehemi rezultateve pozitive”.

Gjilan 1-0 Drenica

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues:500
Kartona të verdhë Ferati (Gj), Dajaku (D)
Gjyqëtar: Isufi, Preniqi, Mehmeti, Jahmurati,

Gjilani – Maloku, Shala, Kastrati, Hasani, Haxhimusa, Krasniqi, Mustafa, Eminhaziri(Morina), Rusi, Shabani (Shaqiri), Gashi (Ferati)
Drenica – Ymeri, Musa (Behrami), Bejta, Geci, Syla , Thaqi, Maloku, Osmani (Kuka), Tahiri, Dajaku, Mehmeti(Xhemajli)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.