Eko Higjiena

Projekti i Lumit në Tërnoc, solemnitet pa marifet!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në ditën e xhumasë e vendosi gurthemelin për rregullimin e shtratit të lumit të Tërnocit.

Gjatë aktit solemn, kryetari Arifi, uroi tërnocasit për këtë projekt, i cili u ofron banorëve freski dhe u mundëson atyre shëtitje rekreative.

Ndonëse solemnisht filluan punimet në rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Tërnoc, prania e qytetarëve ishte e zbehtë, por falë ditës së xhuma, në këtë eveniment, morën pjesë nja dy hoxhallarë dhe disa haxhilerë.

Ky projekt kapital, i cili nga simpatizuesit e partisë së kryetarit Arifi, ishte premtim paraelektoral dhe i shumëpritur, ai, mjerisht u kthye në një zhgënjim qytetarë.

Mobi Casa

Projektin në vend se ta marrin për realizimin e tij, firmat tërnocase e me punëtorë vendorë, kësaj here kryetari në mënyrën tugjareske, projektin ia dha një firme nga Kragujeci “Slloga”.

Për ta quar sherrin në vend, kryetari projektin nuk ia dha as Kompanisë “Saba Bellça”, bartës i shumë projekteve në Bujanoc, për të mos irituar bashkëfshatarët dhe dy firmat tërnocase, që me gëzim i kanë pritë punimet e këtij projekti.

Vlen të theksohet se vlera e projektit është rreth 75 milion dinarë, nga të cilat 35 milion dinarë janë siguruar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjatësia e lumit, i cili do të futet në shtrat është 1.200 metra, duke filluar nga stadiumi i fshatit e deri në hyrje të Tërnocit nga Breznica, respektivisht tek mulliri ku dhe kanë filluar punimet./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc