Uji Dea

Haziri i ofron mbështetje Spitalit të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka qëndruar sot për vizitë në Spitalin Regjional të Gjilanit, ku është pritur nga u.d. së drejtorit, Besim Guda, si dhe një numër i madh i stafit profesional të mjekëve dhe infermierëve. Pas takimit, në adresimin para mediave, kryetari Haziri ka falënderuar drejtorin Guda dhe stafin për pritjen e ngrohtë, ndërkaq është zotuar se Komuna do të mbështes të gjitha programet që përmirësojnë shërbimet shëndetësore.

“E falënderova drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, stafin dhe mjekët për këtë pritje të ngrohtë që e kanë ndarë sot për ne si Komunë dhe sigurisht që ne do të mbështesim të gjitha programet dhe projektet që përmirësojnë shërbimet shëndetësore dhe kushtet edhe për pacientët, por edhe për stafin profesional të mjekëve dhe teknikëve në mënyrë që të përmbyllet infrastruktura e domosdoshme”, tha Haziri.

Ai shtoi se do t’i qëndroj afër edhe ministrit Rrahmani dhe qeverisë së Kosovës, në mënyrë që Gjilani të vendoset në prioritet të mbështetjes dhe Spitali të përfitoj sa më shumë programe që sot i kanë të domosdoshme.
“Spitali i Gjilanit ofron të gjitha shërbimet, jo vetëm për Gjilan, është Spital i juglindjes së Kosovës dhe afër gjysmë milioni banorë janë në kujdesin apo në shëndetësinë sekondare që kërkojnë të gjitha llojet e shërbimeve këtu dhe kanë nevojë për mbështetje më të madhe. Do t’i rrijë afër edhe ministrit dhe qeverisë së Kosovës në mënyrë që Gjilani të vendoset në prioritet të mbështetjes dhe Spitali të përfitoj sa më shumë programe që sot i kanë të domosdoshme. U përmenden tri nga to dhe besoj shumë që bashkërisht me drejtorin Guda dhe me stafin do të arrijmë të vendosim në prioritetet buxhetore për vitin e ardhshëm”, ka deklaruar ai.

Fundamenti

Nga ana e tij, u.d.i Spitalit Regjional të Gjilanit, Besim Guda, ka falënderuar kryetarin Haziri për zotimin e tij për mbështetje me të gjitha mundësitë për këtë institucion shumë të rëndësishëm për qytetarët.

“Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit pati kënaqësinë që sot e vizitoi kryetari Haziri me bashkëpunëtorë, i cili u interesua për zhvillimet këtu dhe për mbarëvajtjen e punës. Ne kërkuam nga kryetari Haziri mbështetje në bashkërendimin e veprimeve që Spitali Rajonal i Gjilanit të jetë me të vërtetë një qendër referente, ku punohet, veprohet dhe ndikohet në të mirë të pacientëve të Gjilanit dhe më gjerë. Kryetari Haziri shprehu gatishmërinë e plotë për të na ndihmuar për të ecur në mënyrë të avancuar, që t’i zgjidhim të gjitha problemet që i kemi dhe këtë besojmë që do t’ia dalim edhe me ndihmën e ministrit Rrahmani në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Anamoravës”, ka thënë Guda./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.