United Hospital

Drita ndanë pikët me Feronikelin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në derbin e javës së 13 Drita dhe Feronikeli ndan pikët duke luajtur me rezultat 1-1 . Skuadra e Dritës gjatë tërë 90 minutave kishte më tepër nga loja duke e pruar shumë herë kampionin aktual dhe liderin e Superligës në vështirësi shumë herë.

Mysafirët janë ata që së pari atakuan portën e Dritës në minutën ë 4 së pari Hoti gjuan me kokë Latifi mbron topi dëbohet gjer Zhdrella i cili gjuan nga 5 metra por Latifi edhe një herë mbron.

Zhvillohej minuta e 31 Xhevdet Shabani nga goditja e lirë nga 40 metra bukur gjen Alban Shillovën i cili me kokë gjen portën e epërme të portierit mysafir Granit Kolqi duke ngritur epërsinë në 1-0

Futbollistët mysafir barazojnë në minutën e 63 , rezervisti Përparim Livoreka i cili zëvendësoi Mevlan Zekën në kontaktin e parë pasi kalon dy mbrojtës të Dritës gjuan nga 12 metra duke qëlluar portën e portierit të Dritës Artan Latifi.

Mysafirët në minutën e 75 nëpërmjet Elshanit kanë mundur të shënojnë pasi ky me një goditje të fuqishme nga 16 metra gjuan por Latifi mbron gol të sigurt.

Në minutën e 79 Alban Shillova gjuan me kokë nga 7 metra por Kolqi me mund të madh shpëton portën e tij.

Katër minuta para përfundimit të ndeshjes Erdin hashani ka mundur ta vendos fatin e këtij takimi kurë gjuajtja e tijë me kokë përfundon jashtë portës mysafire

KKVITI

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Bekim Isufi deklaroi: “Ishim më të mirë, patëm më tepër nga loja, por ky është futbolli, mendoj se referi në shumë raste nuk ishte në nivel të detyrës”.

Gani Sejdiu trajneri i Feronikelit theksoi: “Drita ka qen e motivuar më tepër, jam i kënaqur me një pikë ndërsa në pjesën e dytë ishim më të mirë”.

DRITA FERONIKELI 1-1 (1-0)

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues; 1000
Gola shënues Shillova 31 (D), Livoreka 63 (F)
Kartona të verdhë; Hashani, Shabani (D) Zhdrella, Maliqi,(F).

Gjyqtar ; Tahiri, Berisha, Sekiraqa, Gashi,

Drita: Latifi, Hashani, Cakaj, Haliti,(Murati), Qerkini, Ajdari, Guraziu, ( F, Krasniqi), Ramadani, Shabani,
Krasniqi, Shillova.

Feronikeli: Kolqi, Doshlaku, Shala , Gërbeshi, Lladrovci, Peci, Zhdrella, Maliqi, Zeka (Livoreka) Elshani (Istogu), Hoti, (Thaqi). /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.