Hidromorava

Haziri viziton dhjetëra projekte infrastrukturore

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot dhjetëra projekte infrastrukturore që janë përfunduar në fshatin Zhegër, Velekincë dhe në lagjen “Arbëria”.Haziri fillimisht ka vizituar gjashtë rrugë të asfaltuara në fshatin Zhegër sipas standardeve, me gjatësi prej afro dy kilometra dhe me kosto mbi 100 mijë euro.

“Janë gjashtë rrugë të realizuara me buxhet të Komunës, në kuadër të programit për infrastrukturë në fshatra dhe qytet. Mbikëqyrja ka për qëllim edhe që t’i ftojmë operatorët që t’i përfundojnë punimet sipas kalendarit, dinamikës dhe kontratës në mënyrë që ta përmbyllim këtë vit buxhetor sa më shpejt sepse është në interes të qytetarëve që të përfundoj infrastruktura”, tha kryetari Haziri.

Ai është zotuar se do të vazhdohet me investime në Zhegër në rrugë, kanalizime e ujësjellës sepse, siç tha, duhet të trajtohet kjo zonë e Karadakut në mënyrë dinjitoze.
Me këtë rast, kryetari i Këshillit të fshatit Zhegër, Shemsedin Elezi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për trajtimin e Grykës së Karadakut për investimet e mëdha në infrastrukturë si në rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndriçim.

Në ndërkohë, kreu i Gjilanit ka parë nga afër ndërtimin e fushës sportive në fshatin Velekincë dhe është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve sipas standardeve. Haziri tha se pos kësaj, janë ndërtuar edhe pesë fusha të tjera në disa fshatra që kapin shifrën e 115 mijë eurove.

“Jemi në përfundim të infrastrukturës sportive, të cilat shfrytëzohen edhe për nevojat e shkollës dhe të qytetarëve. Shpresojmë shumë që ta rrumbullaksojmë infrastrukturën shkollore, sportive dhe në veçanti ky ambient do të jetë në shfrytëzim të fëmijëve dhe të rinjve në Velekincë. Të njëjtin model janë ndërtuar fushat sportive në Livoç të Ulët, Llashticë, Uglarë, Kmetoc, dhe Ponesh”, u shpreh Haziri.

Drejtori i Shkollës fillore “Mulla Idriz Gjilani”, Fatmir Latifi, pasi ka falënderuar qeverinë komunale për këtë investim, tha se ky është një terren jashtëzakonisht i mirë dhe i ndërtuar sipas standardeve europiane.

ARKATANA

Përveç kësaj fushe, në fshatin Velekincë janë në realizim e sipër edhe 3 rrugë me kosto prej mbi 50 mijë euro.

I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar edhe disa rrugë që janë përfunduar në lagjen “Arbëria”, duke shprehur kënaqësinë që po i përmbushë zotimet që i ka dhënë në fushatën elektorale.

“Unë jam shumë i lumtur që sot është mbajtur një premtim për banorët duke investuar në këtë zonë, që janë familja më e vjetër në lagje, e cila ka qenë e anashkaluar. Përfundimisht, ne po e përmbyllim ciklin e infrastrukturës në këtë pjesë dhe do të vazhdojmë edhe në pjesë të tjera në lagjen “Arbëria”. Është sukses edhe i qeverisë komunale edhe i operatorit, kompanisë “Tali”, i cili suksesshëm i ka kryer punët këtu dhe në pjesë tjera. Unë apeloj tek operatorët që të marrin këtë shembull të kësaj kompanie dhe t’i realizojnë punët sepse nuk ka kohë”, tha Haziri.

Nga ana e tij, Islam Shkodra, i cili jeton në këtë lagje tha se për banorët e atyshëm ka filluar një jetë e re pas këtyre investimeve.

“Në këtë lagje kemi pasë problem me ujërat e shiut, me pluhur, por tash po na duhet se ka filluar një jetë e re për këtë lagje. E falënderoj kryetarin që e mbajti premtimin”, ka thënë Shkodra.

Ndryshe, në lagjen “Arbëria” janë asfaltuar edhe tri rrugë që kapin shumë e mbi 50 mijë eurove thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.