Floriana Garo i jep fund fejesës
Prezantuesja e programit ‘Jo vetëm modë’ si dhe njëkohësisht vajza e motit në kanalin ‘ABC News’ nuk është më e fejuar. Lajmin e kanë publikuar revistat online në Shqipëri të cilët kanë konfimuar se ka marrë fund lidhja 5 vjeçare e Florianës me Tedi Ngjelën.
Një fejesë e cila dukej se shkonte shumë mirë dhe ishte e mbushur me dashuri, të paktën kështu ka deklaruar në emisione vetë prezantuesja.
Madje, për të qenë afër Tedit, Floriana la Amerikën për tu kthyer në Tiranë.
Arsyet se pse marrëdhënia e tyre mori fund nuk dihen teksa akoma asnjëri nga ta nuk kanë treguar publikisht për këtë lajm. /Prive


