Xhaka ndahet i kënaqur me Juventusin
Granit Xhaka është i lumtur që skuadra e tij ka dalë e pamposhtur në dy ndeshje përballë Juventusit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Borussia Monchengladbach të martën mbrëma barazoi në shtëpi me italianët 1:1, kurse dueli i parë i tyre në Torino kishte përfunduar pa gola.
Kapiteni kosovar i skuadrës gjermane ka thënë se dy pikë të fituara përballë Juventusit nuk janë pak, kur dihet se gjiganti italian në edicionin e kaluar ishte finalist i garës më prestigjioze evropiane.
“Nuk duhet harruar se përballë e kishim një kundërshtar, i cili në vitin e kaluar ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve.
Ndaj këtij ekipi ne arritëm t’i nxjerrim dy barazime dhe mendoj që kjo është diçka shumë e mirë për skuadrën tonë”, ka theksuar Xhaka, që është bërë lojtari kryesor i Borussia Monchengladbachut. /Zëri/


