ARKATANA

Kuçi: Topi është në anën e pozitës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se zgjidhja e krizës politike është në duart e pozitës.Sipas tij, alternativa më e mirë vazhdon të mbetet tërheqja nga marrëveshja për Asociacionin serb dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Kuçi ka thënë për ‘Epokën e re’ se, nëse Qeveria nuk reflekton në këtë drejtim, atëherë opozita do të vazhdojë të protestojë dhe të kundërshtojë.

Hidromorava

Ai ka thënë se është i domosdoshëm konsensusi politik kur janë në pyetje interesat nacionale të shtetit të Kosovës.

Kuçi i ka quajtur shpifje akuzat e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, drejtuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/