ARKATANA

Bomba e re e pasarelave: Më krahasojnë me Kim Kardashian, por jam natyrale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në pamje të parë të lë përshtypje se është e huaj, por në fakt është shqiptare edhe atë nga Lezha. Është vetëm 21 vjece por të lë përshtypjen e një bombe të vërtetë.

Nuk është Kim Kardashian por e krahasojnë me atë për shkak të tipareve. E lartë 1.73 e me përmasa 96-68-96. Sara Papa, vjen në një rrëfim duke folur për modën, ofertat, krahasime që i bëjnë, synimet e saj në karierë e shumë gjëra. Ajo e ka vetëm si fillim ndërsa ne po eksplorojmë akoma më shumë me të.

Sa kohë ka që meresh me modelizëm?

Kam tre vite që merem me modeling.

Mendon se në vendin tonë ia vlenë kjo pune?

Është dëshira dhe pasioni për modë dhe televizion që më kanë shtyrë të ndërmar inciativa sepse në vendin tonë kjo fushë lë shumë për të dëshiruar.

Cfarë ke përfituar deri më tani e cfarë ke humbur?

Kam njohur njerëz që i kisha idhuj, kam provuar eksperienca mjaft të bukura në televizion si ajo e fundit në ‘’Shopping Queen’’ moderuar nga Aurela Hoxha.

Sakrifica për një karierë të suksesshme?

Të bësh gjëra që të tjerët i kanë tabu.
Deri ku shkon egoja jote për famë?
Dua thjeshtë të bëj atë për të cilën jam e lindur dhe kam dëshiruar që e vogël, fama vjen vetë nuk e dëshiroj unë.

Ke pasur oferta të ndryshme për sfilata e sesione?

FIDANISHTJA

Plot oferta, kohët e fundit jam bërë më përzgjedhëse, dua të zgjedh e jo të më zgjedhin.

Po oferta tjera, sepse lexojmë që modelet apo femrat e bukura marin oferta nga më të ndryshmet?

Sigurisht që po, jam e sinqertë në këtë pjesë, por një vajzë e vendosur dhe serioze i di limitet e saja nuk i bën përshtypje njerëz të tillë.

Tipi i mashkullit që pëlqen dhe a e ke gjetur të duhurin?

Jam vetëm 21 vjece akoma se di mirë cfarë dua ekzaktësisht tek një mashkull pasi e tillë jam dhe vetë, paraqitja e jashtme më pak e rëndësishmja.
Ke qenë pjesëmarëse nëpër kompeticione të bukurisë në vend?

Kam shkruar deri tek audicioni pastaj kam hequr dorë për shkak të mos besimit në këto kompeticione, këtë vit do e marr më seriozisht.

Çfarë nëse të ofrohet një punë jashtë Shqipërisë, do e kishe lënë vendlindjen?

Nuk ka më mirë se në vendin tënd, pranë familjes dhe miqëve por për një mundësi më të mirë besoj që do e bëja.

Ke tipare si të Kim Kardashian, por ti si një shqiptare dhe racë e bukur që jemi ia kalon asaj?

Më krahasojnë shpesh me të, më pëlqen kjo gjë sepse është një yll, por do më duheshin disa ndërhyrje të cilat nuk dua t’i bëj, jam natyrale.
Do doje një karierë si ajo?
Do doja një llogari bankare si të asaj (qesh), karierën po kush nuk do ta donte.
Do ishe zhveshur deri në masë të saj për popullaritet?
Nuk mund të them po por as jo.
/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.