Fundamenti

Shaip Mustafa ishte e mbeti figurë emblematike e kohës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në sallën e Teatrit, në Gjilan, para një mase jo aq të madhe, u mbajt një Akademi përkujtimore kushtuar figurës atdhetare, Shaip Mustafës, një luftëtar me ndjenja të kulluara kombëtare që luftoi për mbrojtjen dhe çlirimin e popullit shqiptar nga okupatorët barbarë të kësaj kohe.

Në këtë Akademi përkujtimore morën pjesë shumë familjarë, miq, vendas dhe qytetarë nga Presheva, të cilët, si një, e nderuan dhe përkujtuan figurën e madhe e atdhetare – preshevar, Shaip Mustafa.

Fillimisht, fjalën e mori Ramiz Bllaca, kryetar i Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare, dega në Gjilan, tha se, sot, si një, po e përkujtojmë atdhetarin dhe figurën e paepur për liri e pavarësi, Shaip Mustafa, i cili, aktivitetin e vet gjer në fund të jetës e vazhdoi duke organizuar e nxitur popullin për të fituar lirinë e pritur. “Shaip Mustafa ka qenë veteran i luftës, i cili, nga viti 1941 mori pjesë nëpër në shumë demonstrata të shqiptarëve të Shkupit, i cili kërkoi me ngulmë që qytetet, si: Shkupi, Kumanova, Presheva, Kaçaniku dhe viset tjera të okupuara nga Bullgaria, ti bashkohen Shqipërisë. Ishte njeri guximtar dhe figurë komplekse dhe emblematike e kësaj kohe.

Mobi Casa

Ai la vepra për ta përkujtuar për shumë mot e jetë”. Hasan Emërllahu, publicist dhe autori i monografisë kushtuar figurës së kësaj ane të Preshevës, Shaip Mustafa, tha se, ky njeri, që sot mungon, e dashti lirinë, popullin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Luftoi për një Shqipëri natyrale. Ndonëse ky dhe shumë të tjerë përjetonin skamje dhe robëri të rëndë nën okupuesin serbe e bullgar, ku, për kafshatën e bukës këta të rinj rrugëtuan në shumë vende për t’i mbajtur gjallë familjet e tyre skamnore, ku, këtë skamje Shaip Mustafa e përjetoi gjer në palcë të fundit. Ky rrugëtoi me shumë shokë për të shkarkuar qymyr nga vagonat e trenit, duke bërë jetë skllavërie me vëllezërit e tij. Por, jo! Kjo kohë nuk shkoi gjatë.

Ai një ditë, ku kërkoi drejtësi e liri, u dënua nga maqedonasit si nacionalist. Shih për këtë, ai përjashtohet si i papërshtatshëm i kësaj kohe. Në vitin 1943 bie në konflikt me emra udhëheqjes së lartë, i cili luftoi për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Në vitin 1947 arrestohet. E më 1948 pushteti jugosllav ngriti aktpadinë kundër tij në Gjyqin e Rrethit të Prishtinës dhe, në gusht të vitit 1948, pushteti i asaj kohe ia shqipton dënimin me vdekje. Pas pak kohe, ky ankohet për faktin se gjendja e tij fizike ishte dobësuar nga torturat çnjerëzore që i bënin. Atij ia japin burgim të përjetshëm. Më vonë ia zbresin dënimin në 18 vjet, të cilin burg e mban në Nish plot 14 vjet e dy muaj.

Pas vuajtjes së dënimit të rëndë në Nish dhe pas lirimit, më 1962 Shaip Mustafa kthehet në vendlindje, në Preshevë, ku vdes më 12 maj të vitit 1964 nga një sëmundje e rëndë që ishte si pasojë e mundimeve dhe torturave psiqike e fizike të ushtruara mbi këtë atdhetar të kësaj kohe”. Në fund, dr. Nebih Islami, dramaturg nga Presheva tha se, Shaip Mustafa është një figurë ëmblematike e njohur e asaj kohe, i cili u dallua për veprimtari atdhetare e revolucionare. “Të paktë janë ata djem si ky njeri, i cili nuk diti jo vetëm të frikësohet, por as të pushojë së vepruari në ndryshimin e asaj “gjendje” që e kishte tronditur krejt popullatën shqiptare me të gjitha të zezat nga okupatorët, si ai bullgar, sllav, italian e gjerman. Ky rezistoi gjer në fund dhe iku në amshim, por me gjurmë të thella të torturave më të rënda që iu bën atij”. /tefik selimi/rajonipress/