Hidromorava

Miqësorja në rrezik – Shqipëria joshet nga Gjeorgjia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur të martën nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas njoftimit të FFK-së, FSHF-ja ka kërkuar që ndeshja me Kosovën të luhet më 13 nëntor, pasi pak ditë më vonë do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore në Elbasan – kundër Gjeorgjisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, për Kosovën ky ndryshim termini mund të bëjë që ndeshja të mos luhet fare. Kjo pasi çdo kundërshtar dhe çdo termin për ndeshjet e Kosovës në terren vendas, duhet të aprovohet nga FIFA, duke i nisur asaj shkresë 21 ditë para ndeshjes.

Sipas FFK-së, Kosova i kishte nisur FIFA-s shkresë 21 ditë para 17 nëntorit, kur fillimisht ishte paraparë ndeshja me Shqipërinë, e quajtur ndryshe edhe festive për kualifikimin e Shqipërisë në Evropian.

Fundamenti

Për kërkesën e FSHF-së për ndërrim termini, të martën, ka diskutuar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së dhe më pas ka nisur një komunikatë, ku mes rreshtash i është hedhur faji Tiranës për çdo dështim të mundshëm.

FFK-ja ndërkohë po pret përgjigjen nga FIFA nëse mund të luajë më 13 nëntor, ashtu siç ka kërkuar FSHF-ja.

http://koha.net/?id=6&l=82672

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.