Mobi Casa

Prokuroria kërkon rigjykimin e Fatmir Limajt për krime lufte

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nëse Gjykata e Apelit aprovon ankesën e Prokurorisë, Fatmir Limaj do të dalë për herë të tretë para drejtësisë si i akuzuar për krime lufte në rastin “Kleçka”, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria e Apelit ka kërkuar të anulohet aktgjykimi i shkallës së parë që Limajn dhe nëntë të tjerë i kishte shpallur të pafajshëm, ose që ta kthejë lëndën për rigjykim dhe të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen.

Ankesa e Prokurorisë do të shqyrtohet më 1 dhe 2 dhjetor. Gjykata e Apelit ka caktuar vetëm dy seanca muajin tjetër.

FIDANISHTJA

Limaj akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”. Zogaj e ka ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Pak para nisjes së gjykimit, Zogaj është gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur.

Pos dëshmive ka lënë edhe një ditar që bashkë me deklaratat e dhëna në fazën e hetimeve janë shpallur si prova të pranueshme nga Gjykata Supreme e Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=82652

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.