Eko Higjiena

Leonora: Skena shqiptare ka femra që mbijetojnë me skandale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka shumë vite në skenë, por nuk mbahet mend për ndonjë skandal.Jeta e saj private mbetet vetëm e saj dhe e paprekur nga mediat. Në fakt, Leonora Jakupi, vet ka dashur kështu duke mos lejuar që ta përziej profesionin me gjëra që nuk kanë të bëjnë asgjë me skenën.

Ajo ka arritur deri këtu ku është falë punës dhe angazhimit profesional e jo situatave, nganjëherë edhe të shpikura që bëjnë koleget e saj, për të qenë në qendër të vëmendjes.

Në një bisedë për Magazina.al, këngëtarja e hiteve të mëdha ka thënë se nuk do donte kurrë që përmes skandaleve të qëndonte në skenë.

UBT

“Jo shumë kolege të mija veprojnë kështu. Sepse skena jonë muzikore ka shumë këngëtarë të mirë. Këngëtaret e reja te ne, pos pamjes, kanë edhe vokalin. Por ka individ të caktuar që mediat ju japin hapësirë e që nuk kanë asnjë lloj vlere. Mendoj se e kanë tepruar duke u dhënë hapësirë atyre njerëzve”, ka thënë këngëtarja, e cila ka paralajmëruar së shpejti një rikthim të fuqishëm në skenë pas një pauze.

Me 28 nëntor Leonora ka paralajmëruar një këngë të përpunuar ndërsa së shpejt do të vijë edhe me nje album. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.