Uji Dea

Në Viti 610 familje janë përfitues të asistencës sociale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, ka mbajtur sot konferencë të rregullt për shtyp ku në fokus ishte pune e Drejtorisë për Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale gjatë këtij viti.

Në këtë konferencë prezantuan zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu si dhe Drejtori i kësaj drejtorie, Basri Aliu të cilët përveç që folën për punën dhe përkushtimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ata ju janë përgjigjur edhe pyetjeve të shumta nga gazetarët pjesëmarrës.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe njëherit kryesoj këtë konferencë për shtyp ndër tjerash tha se qëllimi i saj është që qytetarët e kësaj komune të njihen me të gjitha aktivitetet të cilat janë zhvilluar nga DSHMC-ja duke potencuar se gazetarët mund të bëjnë pyetje edhe jashtë drejtorisë përkatëse.

Ndërkaq Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu prezantoj punën 10 mujore të drejtorisë së tij ku ndër tjerash ka folur edhe për ofrimin e shërbimeve në kuadër të kësaj drejtorie si në Qendrën Kryesore për Mjekësi Familjare dhe në Qendrën për Punë Sociale. “Gjithsej numri i punëtorëve pranë DSHMC-së arrin në 147 punëtorë. Në QPS ofrohen afërsisht 10 shërbime të ndryshme ku brenda vitit numri i personave të cilët shërbehen arrin në 1000 persona. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet, prej 500 fëmijë të cilët i gëzojnë këto shërbime siç janë kujdestaria, adoptimi, strehimi, kontaktimi prind- fëmijë dhe trajtimi rehabilitues për fëmijët. Kurse pjesa tjetër, janë personat të moshuar pa përkujdesje, personat me raporte të çrregulluara martesore dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit” u shpreh Aliu.

Hidromorava

Ai poashtu bëri me dije se 610 familje të kësaj komune janë përfitues të asistencës sociale. Drejtori Aliu gjithashtu ka folur edhe për ndarjen e ndihmave momentale gjatë këtij viti duke potencuar se deri me tani vlera e këtyre ndihmave arrijnë në mbi 13 mijë euro ose 122 familje.

Gjatë kësaj konference ai ka folur edhe për aktivitetet e realizuara në teren për vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ndër tjerash ai ka folur edhe për vizitat që bëhen nga stafi mjekësore në teren ku ndër to përmendi edhe vizitat mjekësore nëpër shkollat e kësaj komune por edhe në çerdhe duke falënderuar stafin mjekësor për angazhimin e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.