Mobi Casa

Haziri ka pritur drejtorin e Arsimit në Bursa të Turqisë, Veli Sarikaya

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot një delegacion nga Bursa e Turqisë, të cilit i printe drejtori i Arsimit në këtë qytet, Veli Sarikaya.

Pasi iu uroi mirëseardhje, kryetari i Komunës së Gjilanit theksoi bashkëpunimin e mirë që Gjilani ka me Bursa’n dhe komunat tjera.

“Gjilani ka një traditë bashkëpunimi me Bursa’n dhe Komunat tjera të këtij qyteti. Besoj që kjo vizitë do të shërbej në të mirë të bashkëpunimit mes vete. Ju falënderoj shumë për ardhjen tuaj”, ka thënë gjatë takimit kryetari Lutfi Haziri.

Hidromorava

Nga ana e tij, drejtori i Arsimit në Bursa, Veli Sarikaya, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, ndërkaq ka bërë me dije se qëllimi i vizitës që të lidhen ura bashkëpunimi mes Gjilanit dhe Bursa’s në aspektin e edukimit cilësor të nxënësve.
Sarikaya tha se në një të ardhme të afërt pritet që shumë nxënësve të Ballkanit dhe konkretisht Kosovës, t’u jepen mundësi shkollimi në shkollë profesionale në këtë qytet, duke i hequr të gjitha shpenzimet, sikurse edhe akomodimin.

Na takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të sektorit të Arsimit nga komuna e Yilderimit dhe Osmangazit, sikurse edhe drejtor shkollash të profileve të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.