ARKATANA

Haliti merr pjesë në takimin mbi Programin e Partneritetit Urban

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një punëtori gjysëmditore të organizuar nga “Banka Botërore” dhe “Partneriteti Urban-Austria” lidhur me programin e Partneritetin Urban që ndër tjerash synon që ta forcojë kapacitetin e pushteteve lokale në Evropën Juglindore (EJL) dhe t’i pajisë zyrtarët e zgjedhur komunalë, administratorët e qyteteve dhe stafin teknik me mjete praktike për vendimmarrje, për ta menaxhuar zhvillimin urban në mënyrë efektive për një zhvillim përfshirës dhe të qëndrueshëm.

Në të njëjtën kohë, ky program ofron qasje pjesëmarrëse për angazhimin e qytetarëve dhe e nxit ndërtimin e integritetit. Përndryshe programi në fjalë sipas organizatorëve ndër tjerash si cak i ka shtetet në Evropën Juglindore (EJL), përfshirë Kosovën.

Hidromorava

Faza e parë e programit (2011-2014) fokusohet në dimensionet kryesore të pushtetit lokal, përfshirë financat e komunave, planifikimin urban dhe menaxhimin e tokave, qeverisjen urbane/luftën kundër korrupsionit dhe llogaridhënien shoqërore.

Faza e dytë e programit është lansuar në shkurt të vitit 2015, ofron një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj përforcimit të kapacitetit të pushtetit lokal dhe synon t’i forcojë sinergjitë me programet e tjera aktive në rajonin e EJL-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.