Ja çfarë thotë Bekim Balaj pas golit që shënoi ndaj Splitit
Bekim Balaj ka vazhduar shkëlqimin e në kampionatin kroat, teksa ka shënuar sërish për skuadrën e tij, Rijekën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, realizoi në fitoren e Rijekës si mysafirë ndaj rivalit direkt Hajduk Splitit, ndeshje kjo që përfundoi 3:0 në të mirë të skuadrës së Balajt.
Ky ishte goli i shtat për Balajn këtë edicion.
“Ishte një muaj i vështirë pasi kishim disa ndeshje shumë të vështira. Luajtëm kundër vendit të parë, por me ndihmën e tifozëve fituam dhe morëm vendin e parë”, ka thënë Balaj.
“Sigurisht që jam i lumtur për golin që shënova, por më e rëndësishmja ishte fitorja që na qon në krye të tabelës, të gjithë jemi të lumtur”, është shprehur Balaj.
Rijeka gjendet në pozitën e parë në kampionatin kroat me 31 pikë, duke lënë pas Hajduk Splitin me 29 pikë dhe Dinamo Zagrebin që gjendet në pozitën e tretë me 27 pikë. /Express

