Mobi Casa

Mustafa: Ata që gati e dogjën Kosovën për demarkacionin, sot dalin kundër matjes së territorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka theksuar se pikërisht ata që kundërshtonin demarkacionin me Malin e Zi tani po dalin kundër matjes së territorit.

Mustafa ka theksuar se tani shtrohet pyetja se si e matën ata Kosovën (pa kufij) për të akuzuar se po humb territor, nëse kjo qenka e mundur të bëhet, shkruan Indeksonline.

Sipas Mustafës pikërisht këta po i bëjnë një dëm të madh sovranitetit shtetëror të Kosovës.

UBT

Ky është statusi i plotë:

Qytetarë të nderuar, Ata që trumbetonin dhe gati e dogjën Kosovën se po humbim mbi 8 mijë hektarë nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi, sot po dalin kundër matjes së territorit, sepse sipas tyre Kosova nuk ka kufij. Shtrohet pyetja se si e matën ata Kosovën (pa kufij) për të akuzuar se po humb territor, nëse kjo matje nuk qenka e mundur të bëhet. Kosova i ka kufijtë e trashëguar, prandaj të ashtuquajturit ekspertë të gënjeshtrave dhe zëdhënës të kauzës së rrejshme politike janë sfiduar dhe kanë ardhur ngushtë me iniciativën për matjen e territorit të Kosovës. Këta po ia bëjnë një dëm të madh sovranitetit shtetëror të Kosovës! IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.