ARKATANA

Haziri dhe tri bashkësitë fetare pastrojnë varrezat myslimane e ortodokse dhe mbjellin qindra fidane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në Gjilan ka nisur pastrimi i varrezave të qytetit, përfshirë ato myslimane dhe katolike, duke mbjellë qindra fidane, në të cilin aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame, Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse, sikurse edhe nxënësit gjimnazit.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se aksioni i sotëm për pastrimin e varrezave myslimane dhe ortodokse si dhe mbjellja e fidaneve shënon përmbylljen e “Muajit të Tolerancës dhe Solidaritetit”.

Pasi ka falënderuar të gjitha bashkësitë fetare që kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet në muajin tetor, kryetari Haziri theksoi se varrezat e qytetit tashmë do të konservohen pasi Komuna do të bëjë vend për varrezat e reja të qytetit si për komunitetin mysliman, ashtu edhe për atë katolik dhe protestant.

ARKATANA

Nga ana e tyre, tre përfaqësuesit e bashkësive fetare në Gjilan, Naim Aliu nga Bashkësia Islame, Don Albert Jakaj nga Kisha Katolike dhe Dragan Kojic nga Kisha Ortodokse, kanë falënderuar kryetarin Haziri për iniciativën e sotme për pastrimin e varrezave të qytetit, duke shfaqur zotimin se do t’i përgjigjen të gjitha thirrjeve të Komunës së Gjilanit sa herë që është e nevojshme në shërbim të besimtarëve.

Ndryshe, “Muaji i Tolerancës dhe Solidaritetit” në Gjilan ka nisur me pastrimin e xhamisë dhe kishës në Dunav të Karadakut, ka vazhduar me turneun e futbollit, është mbajtur një ekspozitë në foajenë e teatrit të qytetit me punime të artit figurativ nga nxënësit e shkollave të ulëta të mesme, me tematikë “Toleranca ndërfetare dhe solidariteti”, sikur që janë mbajtur edhe dy debate për rolin e të rinjve dhe grave në aspektin e tolerancës fetare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.