ARKATANA

Pushteti i frikësohet ndëshkimit nga vota e popullit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

Qeveria e papërgjegjshme e ka humbur besimin e qytetarëve

Krasniqi: Kosova, kopje e keqe e politikës mashtruese të Shqipërisë

“Raporti i besueshmërisë ndaj institucioneve, i bërë publik ditë më parë nga UNDP-ja, është i vonshëm, duke parë se qytetarët ka kohë që kanë humbur besimin në pushtetarët. Të gjithë e dinë se në këtë vend po ballafaqohemi me sundim partiak”, shprehet analisti Blerim Burjani

Hidromorava

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe barrikada e këtij pushteti për të mos ofruar alternativën e të shkuarit në zgjedhje të parakohshme për interesa të vendit, kur shihet se ky koalicion tashmë është pa legjitimitet. Këtë e tregojnë anketat e UNPD-së për besimin jashtëzakonisht të vogël të qytetarëve ndaj kësaj Qeverie mashtruese. Duket se këta politikanë janë në gjendje ta shkatërrojnë shtetin, e të mos heqin dorë nga privilegjet e pushtetit dhe kolltukut të butë.

Mirëpo, qytetarët si duket janë vetëdijesuar më në fund që këta pushtetarë t’i dënojnë me votë, meqë ata ia shkaktuan një bllokadë 6-muajshe dhe po kështu edhe për një vit të qeverisjes i kanë sjellë dëme të mëdha qytetarëve.

Analisti Ragip Guraziu mendon se e tërë kjo po ndodh, për shkak se shteti është i kapur dhe kjo nuk gjendje nuk do të ndryshojë me këtë pushtet të korruptuar. “Shteti i kapur s’ka si të veprojë ndryshe. Tani gjendemi para një barrikade që po e izolon vendin. Nuk janë të aftë as pozita e as opozita për të biseduar dhe për të gjetur alternativat e daljes nga kjo gjendje”, shprehet ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.