ARKATANA

Ajeti drejt Luzernit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Albian Ajeti pritet të transferohet te Luzern gjatë afatit kalimtar të janarit.Sulmuesi i ri i Baselit, i cili në të ardhmen mund të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e Luzernit si zëvendësuesi ideal i Dario Lezcanos, që do të largohet po në janar nga kampionati zviceran për t’u transferuar në La Liga.

18-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Zvicrës, por mund ta rinovojë atë dhe menjëherë të kalojë në formën e huazimit te Luzerna, ku do të ketë mundësi të aktivizohet në vazhdimësi.

United Hospital

Te Baseli, Albian Ajeti, ka realizuar dy gola në kampionat, por gjithsesi e ka të vështirë të sigurojë një vend titullari, madje trajneri Fisher ka lënë në stol edhe sulmuesit e kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi për shkak të konkurrencës së fortë.

Në rast se kjo lëvizje do të realizohet, Albian Ajeti, që është vëllai i mbrojtësit Arlind Ajetit, te Luzerna do të gjente tre shqiptarë të tjerë, Migjen Bashën, Hekuran Kryeziun dhe Jahmir Hykën./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.