Lëshon pe Valentina, shtyhet raporti i kryetarit të komunës
Gjilan – Valentina Bunjaku ka propozuar që të largohet raporti i kryetarit të komunës dhe të futet si pikë e veçantë gjendja në arsim.”Pozita me këtë rast po e respekton kërkesën e opozitës” tha me ironi Bunjaku.
Kanë vazhduar akuzat dhe kundër akuzat mes këshilltarëve të PDK-së dhe kryesueses së Kuvendit.
Valentina Bunjaku ka propozuar që të largohet raporti i kryetarit të komunës dhe të futet si pikë e veçantë gjendja në arsim.”Pozita me këtë rast po e respekton kërkesën e opozitës” tha me ironi Bunjaku.
Kurse, Sahit Abazi tha se është mirë që u zhbllokua situata e kuvendit. “Kërkojmë që për ndërtimet pa leje të jetë pikë e veçantë ose të shtyhet për seancën tjetër. Gjendja tek ndërtimet pa leje është edhe më e keqe se në arsim. Aty gjendja është shumë e jashtëzakonshme” tha Abazi./rajonipress/


