Rashiti i quan të papërgjegjshëm Rexhep Kadriun dhe Nazmi Musën
Gjilan – Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-se e akuzuar rëndë Rexhep Kadriun duke thënë se ai po tregohet i papërgjegjshëm. Ne e dimë gjendjen në ndërtimet pa leje, ne kemi fakte dhe argumente për të, por këtu nuk ka guxim që të ballafaqohen me realitetin as Rexhep Kadriu e as Nazmi Musa.
“Nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu dhe drejtori i arsimit Nazmi Musa janë të papërgjegjshëm. Gjendja në arsim dhe në ndërtimet e egra është shumë e rëndë. Ju nuk keni guxim të ballafaqoheni me këtë gjendje. Po e anashkaloni për disa seanca kërkesën tonë. Po i dini skandalet e fundit dhe po heshtni. Nënkryetari i komunës po tregohet i papërgjegjshëm sepse ne kemi fakte dhe argumente. Luta po ikë nga kamuflimi dhe nga gjendja e ferrit e tmerrit që po e kaplon Gjilanin” u shpreh Rashiti./rajonipress/


