Taulant Xhaka i përgjigjet Redi Jupit: Je gabim, nuk e kam pritur Zvicrën
Taulant Xhaka ka reaguar për deklaratën e Redi Jupit që ditë më parë u shpreh se lojtari zgjodhi Shqipërinë pasi nuk kishte interesim nga ekip tjetër për të, ndërsa lojtari polivalent i kombëtares sonë i kujton teknikut të Shpresave se ai e ka zgjedhur Shqipërinë në një moment të mirë tijin, kur luante në Ligën e kampioneve e gëzonte një formë shumë të mirë.
Ndërsa Zvicrën ai thekson se nuk e ka pritur për asnjë moment raporton “Panorama Sport”.
“Jupi nuk di asgjë se si kam ardhur unë të Shqipëria. Nuk e kam pritur Zvicrën për asnjë moment. Megjithatë, dua vetëm të rikujtoj për këdo që nuk e di situatën time se në atë sezon që kam zgjedhur Shqipërinë, kam luajtur me Bazelin në Ligën e Kampioneve. Kam qenë në një formë mjaft të mirë.”
Ndërkohë lojtari i pyetur për situatën e Gashit në ekipin e Bezeli është treguar diplomat duke u shprehur se i takon të flasë për çështjen në fjalë.
“Nuk më takon mua që të flas për zgjedhjet e trajnerit në lidhje me lojtarët që ai aktivizon ai apo jo.”
Më pas ai flet për Granitin, se si e ka përjetuar ai kualifikim në Evropian, dhe i gëzohet faktit që do të jenë vëllezërit e parë që luajnë në një Evropian.
“Graniti është shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë në Europian. Madje, tashmë ne jemi vëllezërit e parëqë do të luajnë në në një kompeticion të tillë”
Nga ana e Jupit nuk pasur asnjë kundërpërgjigje për debatin e krijuar gjatë këtyre ditëve, teksa sa duket ai nuk dëshiron që kjo situatë të zgjatë më shumë pasi nuk i shërben askujt.


