Trajneri i Schalkes gëzon Avdijajn
Donis Avdijaj mund të kthehet në Schlake në fund të këtij edicioni.Trajneri i Schlakes, Horst Heldt ka thënë se Donis Avdijaj mund të kthehet në Schalke në fund të këtij edicioni.
Ai tha se huazimi i Avdijajt në Sturm Gratz i ka bërë shumë mirë atij dhe do të bisedojmë drejtorin sportiv rreth të ardhmes së tij.
“Ekziston mundësia që ai të kthehet. Do të bisedoj me drejtorin sportiv, i cili është në kontakt me lojtarin. Ai është zhvilluar shumë dhe huazim në Gratz i ka bërë shumë mirë”, tha Heltd për Bild.
Kujtojmë se Avdijaj tashmë ka vendosur që të luaj për Shqipërinë, por që ende nuk është ftuar nga përzgjedhësi Gianni de Biasi. /Express


