UBT

Gashi: Mustafa mund të bëhet president, e Thaçi kryeministër!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magaizne në Klan Kosova, ka folur për mundësinë që të rishikohet marrëveshja qeverisëse me Partinë Demokratike të Kosovës.Gashi theksoi se është i mundshëm një ndërrim pozitash, pra që Isa Mustafa të bëhet president, ndërsa Hashim Thaçi kryeministër, njofton Klan Kosova.

UBT

“Ka mundësi që të ridizajnohet marrëveshja e koalicionit. Ka mundësi që Mustafa të bëhet president. Nëse vetëm ndodhë ridizajnimi, duhet të rishikohen disa elemente të marrëveshjes e do të shqyrtohen mundësitë e ridizajnimit të saj”.