ARKATANA

Nis zyrtarisht projekti për ndarjen e mbeturinave “Gjilani Riciklon”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka filluar sot zyrtarisht realizmin e projektit “Gjilani Riciklon”, i cili është mbajtur në shkollën fillore “Selami Hallaqi”.

Fillimisht “Klubi i Gjelbërt” i nxënësve të kësaj shkolleje kanë demonstruar ndarjen e mbeturinave sikurse edhe zëvendësimin e qeseve me çanta, të cilat nxënësit i kanë punuar aty për aty me rroba të trupit.

Hapjen zyrtare të këtij projekti e ka bërë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se me fillimin e projektit, Gjilani hynë në qytetet e para që të jetë qyteti pastërt dhe i gjelbërt.

“Programi i nisur në këtë shkollë për ndarjen e mbeturinave do të vazhdohet të implementohet në tërë territorin e Komunës së Gjilanit, në mënyrë që institucionet dhe objektet ku mund të fillojnë ta aplikojnë programin, të jetë i pranueshëm dhe të jetë pjesë e kulturës sonë”, tha Haziri.

United Hospital

“Synim yni është që ta kthejmë jo vetëm ambientin dhe oborret shkollave dhe institucioneve tona publike në ambiente të gjelbërta e të pastërta, por këtë kulturë ta bartim në lagjet tona e në qytet dhe Gjilani hynë në qytetet e para që të jetë qyteti pastërt dhe i gjelbërt”, shtoi ai.

Ai tha se Gjilani është shpallur nga GIZ-i gjerman qyteti me hapësirë të gjelbërt më të madhe në territorin e Kosovës, ndërkaq ka shtuar se do të vazhdohet me logjikën e ndërtimit, zgjerimin dhe kujdesin e hapësirave të gjelbërta.

Nga ana e tij, Driton Vatovci përfaqësues i organizatës GIZ, tha se është kënaqësi të punohet me Komunën e Gjilanit, duke përgëzuar për nisjen e këtij projekti, i cili shërben për brezat e rinj se si të ndahen dhe riciklohen mbeturinat për një mjedis më të pastër.

Përveç Komunës së Gjilanit dhe GIZ-it, në implementim të këtij projekti është e përfshirë edhe “Ecohigjiena”, OJQ “Green Art Center” si dhe kompania private “Riciklimi”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.