UBT

Kqiku: Nga monitorimi 9-mujor i KDI-së, Gjilani është shpallur Komuna më e mirë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku, në një konferencë për media, ka paraqitur punën nëntë mujore të këtij dikasteri komunal. Kqiku tha se bazuar në ligjin për prokurim publik, më 9 janar është dorëzuar në AQP planifikimi final i prokurimit publik për vitin 2015.

Ai tha theksoi se raporti final i monitorimit dhe mbikëqyrjes i përpiluar nga ekspertët e Komisionit Rregullativ të prokurimit që i është dorëzuar këtij departamenti në mars, flet për rekomandimet e dhëna që kanë të bëjnë me avancimin e procesin e prokurimit publik në harmoni me ligjet ne fuqi.

Ndërkaq, nga monitorimi i punës nëntë mujore nga ana e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe pas analizave të bëra nga ky monitorim, drejtori Kqiku tha se Komuna e Gjilanit është shpallur më e mira në rregullsinë e proceseve të prokurimit në nivel vendi.

“Gjatë kësaj periudhe nëntë-mujore, janë udhëhequr procedurat tenderuese në vlerë prej 3.860.769.99 euro dhe janë nënshkruar kontratat për projektet e financuara nga Ministria e Infrastrukturës. Për asfaltimin e rrugëve në fshatra janë nënshkruar pesë kontrata në vlerë prej 476.025.73 euro dhe tri janë në procedurë. Për projektet në qytet të financuara nga MI janë nënshkruar kontratat për pesë projekte në vlerë 1.238.766.05 euro”, ka thënë Kqiku para gazetarëve.

ARKATANA

Përveç tjerash, drejtori i Departamentit të Prokurimit ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe janë dhënë edhe vërejtje për disa kompani që nuk i kanë kryer punët sipas kontratës, me ç’rast dhe janë shkëputur disa kontrata, duke marrë edhe vendime për dënim të një kompanie me 10 % për punët e papërfunduara.

Kqiku është shprehur se të gjitha punët në këtë dikaster, si asnjëherë më pare, janë bërë me një transparencë të plotë për publikun, duke u publikuar e gjithë puna në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit dhe në KRPP.

Drejtori i Departamentit të Prokurimit është shprehur se me një dinamikë edhe më të madhe dhe me punë intensive do të vazhdohet për të mirën e qytetarëve të Gjilanit, ku pritet që të gjitha projektet e parapara të realizohen deri në fund të vitit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.