Komuna e Kamenicës hap rrugë në lagjet e Hogoshtit
Kamenicë – Me këto ndërhyrje ne po vazhdojmë në realizimin e kërkesave të qytetarëve dhe do të jemi të pranishëm në çdo lagje e lokalitet të komunës së Kamenicës ka thënë Begzad Sinani.
Komuna e Kamenicës duke u bazuar në kërkesat urgjente që kanë banorët e disa lokaliteteve ka nisur të realizojë hapjen dhe rregullimin e rrugës në lagjen e Spitalit në Hogosht, konkretisht rruga që lidh dy lagjet Mujaj dhe Xhaqkaj.
Kreu i komunës Begzad Sinani është shprehur se këto ndërhyrje janë rezultat i punës sonë efikase dhe që për qëllim ka realizimin e kërkesave të qytetarëve.”Jemi zotuar se do të investojmë dhe do të jemi të pranishëm në çdo lokalitet të Kamenicës” ka thënë Sinani./rajonipress/


