Fundamenti

Nis gjykimi ndaj Xhevat Bislimit, thotë se është i pafajshëm

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur gjykimi ndaj Xhevat Bislimit dhe Abdulla Eminit. Avokati mbrojtës Avdulla Ismajli tha për rajonipress se në seancën fillestare Xhevat Bislimi e ka mohuar veprën dhe nuk e ka pranuar fajësinë.

Xhevat Bislimi është paraqitur në seancën e parë fillestare në Gjykatën Themelore të Gjilanit që po kryesohet nga Emine Salihu kryetare e trupit gjykues.

Avokati mbrojtës Avdulla Ismajli tha për rajonipress se Xhevat Bislimi e ka mohuar aktakuzën dhe nuk e ka pranuar fajësinë. Ismajli tha se seanca tjetër është caktuar për datën 1 dhjetor 2015.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër Xhevat Bislimit e Abdullah Eminit të dyshuar për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ish nënkryetari i Komunës së Vitisë Xhevat Bislimi akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria Themelore e Gjilanit për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Departamenti për krime të rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit pos Xhevat Bislimit, aktakuzë ka ngritur edhe ndaj Abdullah Eminit zyrtar i prokurimit publik, raporton rajonipress.

Sipas aktakuzës të ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, Xhevat Bislimi në cilësi të nënkryetarit të komunës së Vitisë dhe Abdullah Emini në cilësi të zyrtarit të prokurimit publik më 26 janar 2009 kanë shpërdorë pozitën zyrtare dhe autorizimin në atë mënyrë që pa i respektuar procedurat e rregullta të tenderimit , me qëllim që zyrës projektuese “Geodezy- Projects”, me pronar Feriz Sinani, nga Vitia , t`i sjellin dobi të kundërligjshme pasurore, i pandehuri Xhevat Bislimi ka lidhur marrëveshje pune për hartimin e projektit për kanalizimin për ujërat fekal për rrugët “Flaka e Janarit”, “Elena Gjika”, “Iliria”, Hoxhë Jonuzi dhe një pjesë të shtratit të lumit “Morava e Binqës” dhe kanë lejuar pagesën e punëve të pa kryera ashtu që të njëjtit i kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm prej 3.028.20 euro, edhe pse Abdullah Emini si zyrtar i prokurimit ka qenë i obliguar që të ndalojë një veprim të tillë sepse me këso veprime Komunës së Vitisë i ka shkaktuar dëm material thuhet në aktakuzë.

ARKATANA

Në aktakuzë përshkruhet edhe deklarata e Xhevat Bislimit i cili e ka mohuar veprimin inkriminues.

Bislimi ka thënë se e ka nënshkruar atë marrëveshje në emër të kryetarit të komunës Nexhmedin Arifi me të vetmin qëllim që të mos ngecen punët përkatësisht që të mos humben donacionet.

Bislimi ka thënë se barra e përgjegjësisë nuk duhet të bije mbi të, por ajo duhet të kërkohet tek zyra e prokurimit dhe zyra ligjore, ku edhe i ka konsultuar të njëjtat para se të nënshkruaj dokumentin , ku i është thënë se gjithçka është në rregull.

Por kështu nuk ka menduar as Nexhmedin Arifi dëshmitar e as Riza Blakaj ekspert financiar.

Dëshmitari Nexhmedin Arifi ka thënë se nuk ka pasur njohuri rreth kësaj marrëveshje dhe se për të njëjtën ka kuptuar tek pasi kanë filluar hetimet.

Kurse eksperti financiar Riza Blakaj ka thënë se në rastin konkret nuk janë përfillur dispozitat e prokurimit për çka edhe kemi dëmtim të buxhetit komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.