Gashi het-trik në fitoren e Baselit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer në fitoren e Baselit 6:1 kundër Muttenz në kuadër të Kupës.
Gashi në këtë fitore ka shënuar 3 gola, duke treguar se meriton të luaj në formacionin e parë, pasi në ndeshjet e fundit po luan shumë pak.
Në këtë fitore gol ka shënuar edhe shqiptari tjetër Albian Ajeti. /Express


