Pse u fshi klipi i Bleonës?!
Megjithë sukseset që po korr, jo gjithçka po i ecën mbarë Bleonës me projektin e ri.
“Take you over”, e cila është klasifikuar lart në disa toplista botërore, në kanalin “Youtube”, nuk ka arritur të mbledhë as një milion klikime, transmeton Telegrafi.
Videoklipi, i cili del të mos jetë shikuar shumë tani është fshirë nga “Youtube” dhe nuk është i disponueshëm në kanalin Vevo të Bleonës.
Këngëtarja ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë nëse kjo ka ndodhur me lejën e saj apo bëhet fjalë për ndonjë problem të paraqitur. /Telegrafi/


