Sinani: Nuk do të anashkalohet asnjë lokalitet i komunës së Kamenicës
Kamenicë – Është mbajtur mbledhja e bordit të drejtorëve në objektin e shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë. Begzad Sinani tha se sot jemi këtu në Roganë me qëllim që të mos anashkalohet asnjë lokalitet i Komunës dhe do të vazhdojmë edhe në disa lokalitete tjera me qëllim që të jemi sa më afër qytetarëve dhe të rritet transparenca dhe për objektin e ri të shkollës po bëhet një objekt i ri shkollor me kushte bashkëkohore dhe njëri ndër objektet më të mira në Komunën tonë do të vazhdojmë me projekte të tjera për këtë lokalitet”.
Në këtë takim drejtorët e drejtorive Komunale diskutuan për punët dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Kamenicës në prani të disa mësimdhënësve që gjatë kësaj kohe ishin të lirë, dhe ata parashtruan dy kërkesa për kryetarin dhe bordin: Rregullimin e objektit të shtëpisë kulturës dhe kanalizimin në Katushnicë./rajonipress/


