FIDANISHTJA

De Biasi e ka njohur Shqipërinë përmes Behramit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri italian, Gianni De Biasi, ka thënë se Shqipërinë dhe futbollin shqiptar e ka njohur fare pak para se të merrte drejtimin e Kombëtares shqiptare, më 2011.Aq pak, sa e ka njohur përmes mesfushorit shqiptar nga Kosova që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behrami.

De Biasi në një intervistë në emisionin “Opinion”, të shfaqur të martën mbrëma, ka folur gjerë e gjatë për përvojën e tij me kuqezinjtë, për atë që e pret dhe për të ardhmen pas kampionatit evropian “Franca 2016”, ku Shqipëria do të marrë pjesë, falë edhe punës së madhe të teknikut italian.

“Shumë pak, madje aq pak sa fillova të studioja futbollin shqiptar në momentin që kisha marrë situatën në dorë. Njihja Valon Behramin, që ishte shqiptar nga Kosova, pastaj Erion Bogdanin që luante në Serie A, shkruan sot Koha Ditore.

ARKATANA

Njoha Florian Murtajn që luante në Breshelo dhe e kisha takuar disa herë. Pastaj, nuk është se kishte protagonist të tjerë në futbollin italian”, ka thënë De Biasi.

De Biasi e ka konfirmuar se në nëntor, me Shqipërinë do të vijë në Prishtinë për të luajtur miqësore me Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.