Edhe në Kamenicë marrin hov ndërtimet ilegale, reagon Matoshi
Kamenicë – Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës shprehet i shqetësuar me ndërtimet ilegale që po ndodhin në Kamenicë . Ai ka kërkuar publikisht nga inspektorati komunal që të kryejnë detyrat e veta konform ligjit dhe të parandalojnë ndërtimet ilegale.
“Kamenica është e të gjithëve dhe nuk ka të drejtë askush që të sillet sikurse është pronari i saj” ka shkruar Fatmir Matoshi.
Në qytetin e Kamenicës janë evidentuar shumë objekte që nuk janë të pajisura me leje ndërtimi duke e shkatërruar hapësirën urbanistike./rajonipress/


