United Hospital

Shi në kënetë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një e dashur e bukur ma sjell diellin, ajo s´lejon të ma zë udhën mërzia, në betejat më përvlimtare me jetën, arti më ndihmon të jem një i fituar

Të krijosh poezi pa përparëse çasti
të krijosh poezi nga më të nxehtat e
kohës, duhet të jesh eseist i vargut
duhet të jesh i plotfuqishëm i vetes

Lea, ka vite që s´kujdesem për vete
Unë dhe poeti bëjmë luftën e ditës
Poshtë premtimi i atyre që po vijnë
Poshtë lavdia e atyre që po shkojnë

Nga cila kohë je natyrë e vjetëruar
uji kënetës te Rrënxa është thartuar
Njalat kanë ikur, s´duken gjëkundi
muzika e shiut në kënetë s´dëgjohet!..

ARGJENDARI I POEZISË

ARKATANA

Kjo botë ëndërrisht e ashpër
kjo botë ëndërrisht pa prehje
ka shumë fytyra të pas-hijeve
balada të fshehura nëpër pemë

Në procesin e krijimit artistik
marrin pjesë të gjitha shqisat
trimosh nga jeta e përditshme
dhe trimosh nga ndjesitë tona

Ky dhe i të gjallëve të sotëm
nuk i frigohet shiut, as stuhive
I frigohet zogjëve që ikin larg
dhe zogutqë nuk di të kthehet

Kjo botë ëndërrisht e ashpër
shumë pak e thotë të vërtetën
për të shkuarën e saj të rëndë
dhe për gjeniun e forcës së erës!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.