ARKATANA

Gagica: Për 20 muaj qeverisje, u arritën objektivat katër vjeçare të Administratës së Përgjithshme

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në konferencën për media, të mbajtur sot nga drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica, janë prezantuar punët për nëntë mujorin e këtij viti, i cili, karakterizohet me rritje të cilësisë në dhënie të shërbimeve, modernizim të administratës përmes projekteve të ndryshme, si implementimi i projektit “tele – work”, që deri më tani është treguar shumë i suksesshëm dhe gjatë muajit në vijim do të implementohet edhe projekti tjetër i “E-kiosqeve”, që kur shtohen edhe projekti për zyre të hapura dhe shërbime online i realizuar gjatë vitit të kaluar, dëshmon për efikasitet të plotë në këtë drejtori.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie, Nazim Gagica, ka thënë se në drejtorinë e tij ka rritje të cilësisë së shërbimeve për çdo ditë pune, sikur që është edhe realizimi i projekteve të planifikuara në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarë.

“Nëntë muaj të këtij viti karakterizohen me rritje të cilësisë dhe efikasitetit në dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar projektin “tele – work”, që është në kuadër të punës në distancë të zyrtarëve komunal. Deri më tani prej të gjitha matjeve që kemi bërë ka dalë të jetë projekt i suksesshëm, ngase ka mundësuar efikasitet në punë”, tha drejtori Gagica.

Gagica ka bërë publik edhe lajmin për fillimin e projektit për “E-kiosqet”, që është në funksion të dhënies së shërbimeve të drejtpërdrejta për qytetarët e Gjilanit.

“Gjatë ditës së sotme do të bëhet nënshkrimi i kontratës për “E-kiosqet” dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës brenda 20 ditëve të ardhshme do të bëhet funksionalizimi i plotë i tyre. Janë të paraparë të vendosen tri “E-kiosqe”, dy në qendër të qytetit dhe një tjetër në lagjen “Dardania”. Shërbimet që ofrohen janë certifikatat e Gjendjes Civile, duke mundësuar që qytetari të zgjedh vet cilin shërbim e dëshiron, cfarë lloj të certifikatës etj, të cilat i ofrohen në origjinal, duke mundësuar kështu vulosjen e dokumentit dhe kryerjen e pagesës në të njëjtën kohë”, ka thënë Nazim Gagica, duke shtuar se dokumentet e lëshuara nga këto “E-kiosqe”, janë të validitetit të plotë.

Drejtori i Administratës, ka pohuar se ka rritje të efikasitetit në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe deri më tani kemi 96 % në dhënie të përgjigjeve dhe mbylljen e lëndëve deri në këtë periudhë.

Hidromorava

Ai theksoi se edhe sa i përket shfrytëzimit të veturave zyrtare, ka përmirësime të dukshme në këtë sektor dhe ulje të shpenzimeve përditë e më shumë dhe rritje të shërbimeve në të njëjtën kohë.

“Në sektorin e autoparkut krahasimi i periudhës së njëjtë të këtij viti me vitin paraprak, pra me vetveten është për 5 mijë litra derivate më pak të harxhuara, por krahasuar me vitin 2013 është 15 mijë litra më pak, që dëshmon kujdesin dhe përkushtimin që kemi në ruajtjen e parasë publike dhe uljen e shpenzimeve të luksit”, ka thënë drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica.

Siç ka potencuar ai, për vetëm 20 muaj të qeverisjes, është arritur që të realizohen objektivat e parapara të kësaj Drejtorie.

“Kjo është arritur falë angazhimit të stafit dhe mbështetjes së fuqishme të kryetarit Lutfi Haziri, tash do të vazhdojmë tutje, modernizimin e arkivës dhe hapësirën shtesë për arkivën e të gjitha dokumenteve të drejtorive komunale”, tha ai.

Drejtori i Administratës ka informuar se gjatë kësaj jave do të bëhet edhe hapja e sallës së re të Kuvendit të Komunës, e cila është adekuate për mbledhje të Kuvendit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.