United Hospital

Interesim i jashtëzakonshëm i rinisë gjilanase për tryezën për tolerancën fetare

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Interesimeve e pyetjeve të shumta të të rinjve në këtë tryezë i janë përgjigjur kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Dominik Qerimi, përfaqësuesi i Kishës Protestante, Naim Bllaca, sikurse edhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, Dragan Kojic, ndërkaq pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i turk.

Numër rekord i të rinjve të Gjilanit u janë përgjigjur ftesës së kryetarit Lutfi Haziri në tryezën “Rinia dhe Toleranca Ndërfetare”, e cila është mbajtur në kuadër të Muajit të Torelancës dhe Solidaritetit.

Interesimeve e pyetjeve të shumta të të rinjve në këtë tryezë i janë përgjigjur kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Dominik Qerimi, përfaqësuesi i Kishës Protestante, Naim Bllaca, sikurse edhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, Dragan Kojic, ndërkaq pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i turk.

Kryetari Haziri tha se kjo tryezë e organizuar, vije pas takimeve të shumëta të nisura para gati dy vitesh me inicim të tij, në funksion të kultivimit tolerancës dhe dialogut ndërfetar.

“Ky takim me përfaqësues të të gjitha feve në Gjilan, dëshmon se sa tolerant jemi në këtë fushë për çka jam krenar, sikurse që më gëzon faktin se ka dy vite që në komunën tonë nuk ka ndodhur asnjë lloj krimi. Pra qytetarët tanë janë të sigurtë për të jetuar dhe vepruar. E falënderoj rininë gjilanase, që në numër kaq të madh iu ka bashkangjitur ftesës sonë për këtë tryezë të rëndësishme”, tha Haziri.

Mobi Casa

Ai paralajmëroi se më 1 nëntor Komuna e Gjilanit do të filloj pastrimin e varrezave myslimane dhe katolike, sikurse që tha se do të bëhet edhe konzervimi i këtyre varrezave, pasi Komuna do të bëjë vend për varrezat e reja të qytetit si për komunitetin mysliman, ashtu edhe për atë katolik dhe protestant.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, tha se iniciativës së kryetarit Haziri për t’i mbledhur të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare u janë bashkangjitur me kënaqësi, duke shtuar se forma e organizimit të këtyre takimeve është model i mirë për të gjithë.

Don Dominik Qerimi, përfaqësues i Kishës Katolike, tha se për dallim që më herët këso takime organizonte KFOR, OSBE etj., tash është e rëndësishme që po i bashkon Komuna e Gjilanit, duke bërë thirrje që Muaji i Tolerancës dhe Solidaritetit të bëhet tradicional sikurse “Flaka e Janarit”.

Ndërkaq, Dragan Kojic, përfaqësues i Kishës Ortodokse është shprehur se takimet e tilla tregojnë se Gjilani është në rrugë të mirë, duke bërë thirrje tek të zhvendosurit që të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse siç tha, këtu ka jetë, bashkëpunim dhe harmoni me njëri-tjetrin.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Kishës Protestante në Gjilan, Naim Bllaca, tha se këto debate e organizime në funksion të tolerancës po bëhen falë iniciativës së kryetarit Haziri, për të shtuar se Gjilani është komuna e parë në nivel vendi që po merr iniciativa të tilla.
Ndryshe, nesër do të mbahet tryezë tjetër me temën “Roli i gruas në tolerancën fetare”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.