Hidromorava

KPF rekomandon statutin e QKMF-së, PDK e bojkoton takimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), të martën ka shqyrtuar propozim-vendimin për statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe e ka rekomanduar atë për Kuvend Komunal, që seancën e radhës e mban më 30 tetor.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se mbledhja e KPF është ftuar pas konsultimeve që një ditë me parë ishin bërë me shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë dhe ku ishte arritur pajtimi për të proceduar statutin e QKMF-së për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal. Megjithatë, anëtarët e KPF nga radhët e PDK-së e kanë bojkotuar takimin e KPF-së.

Uji Dea

Në takimin me shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë, një ditë më parë, sqarime rreth statutit të QKMF-së ka dhënë Zejdush Tahiri, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, i cili ka thënë se ky akt normativ është i njëjtë për të gjitha komunat e Kosovës.

Përkundër faktit se ne u pajtuam me të gjithë shefat e grupeve të këshilltarëve për të mbajtur mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, me një pikë të vetme, statuti i QKMF – së, përfaqësuesit e PDK-së e bojkotuan sot takimin, ka thënë Rexhepi-Bunjaku.
Projekt-statuti i QKMF-së ishte kthyer për disa sqarime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.