Eko Higjiena

Sinani kërkon angazhim më të madh të Drejtorisë së Buxhetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani ka mbajtur sot një takim me zyrtarët e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave për të diskutuar gjendjen financiare të komunës në dhjetë mujorin e këtij viti.

Në këtë takim kryetari Sinani kërkoi përkushtim sa më të madh të drejtorisë për të inkasuar të hyrat komunale. “Nuk jam i kënaqur si kryetar i komunës me performancën e treguar deri më tani. Ju inkurajoj që të angazhoheni maksimalisht në grumbullimin e të hyrave komunale si dhe në inkasimin e borxheve të vjetra që janë ndaj komunës. Gjithashtu kërkoj prej jush që të paguhen të gjitha obligimet ndaj operatorëve të ndryshëm në mënyrë që komuna të rikthej besueshmërinë e operatorëve ndaj komunës dhe të konsiderohet si një institucion shumë serioz”ka thënë Sinani.

Në takim zyrtarët e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave njoftuan për inkasimet e deritanishme të cilat u vlerësuan të jenë rreth 7% më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Eco Higjiena

Gjithashtu u theksua se ditëve të fundit ka një hezitim nga ana e qytetarëve për të paguar obligimet, sidomos pas miratimit të vendimit për faljen e borxheve nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për këtë pikë kryetari Sinani kërkoi që të njoftohen qytetarët se përfitues nga falja e borxheve do të jenë vetëm ata që shlyejnë pjesën e mbetur të borxhit pas vitit 2008./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.